Osmani paralajmëron këtë veprim për Asociacionin, flet për sulmin në Banjskë dhe jep mesazhin e “prerë” pas vrasjes së Liridonës

Aktuale

Osmani paralajmëron këtë veprim për Asociacionin, flet për sulmin në Banjskë dhe jep mesazhin e “prerë” pas vrasjes së Liridonës

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 08:06 Përditësuar në ora: 10:22 më 15.12.2023
Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës

PDK bojkoton fjalimin e Presidentes, shkak qëndrimi jounifikues

Partia Demokratike e Kosovës do ta bojkotoj fjalimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Sipas burimeve shkak për bojkotimin e deputetëve të PDK-së të këtij fjalimi është qëndrimi jounifikues i Osmanit.

“Arsyeja e mos pjesëmarrjes së deputetëve të PDK-së në fjalimin vjetor të presidentes Osmani është se ajo nuk është treguar presidente e unifikimit të institucioneve dhe popullit siç e parasheh Kushtetuta, por ka vazhduar t’i shërbej vetëm interesave të kryeministrit Albin Kurti duke heshtur në vazhdimësi ndaj shkeljeve kushtetuese dhe padrejtësive që po u bëhen qytetarëve”, ka thënë ky burim.

Edhe AAK-ja ka deklaruar se do e bojkotoj fjalimin e Presidentes.

Presidentja Osmani sot i adresohet Kuvendit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës.

Ajo do ta mbajë fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00. Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat