Ministri i MBPZHR-së, Faton Peci duke komentuar kritikat e partive opozitare lidhur me ndarjet buxhetore të qeverisë Kurti ka thënë se në emër të sakrificës së Drenicës, dikush ka përfituar.
Ai tutje ka thënë se në Skenderaj ka shumë fermerë që kanë përfituar nga grantet e Ministrisë që ai udhëheq.
“Kam dëgjuar edhe këso debate që thonë se Kurti e ka lënë Drenicën pa ujë por në emër të viktimizimit dhe sakrificës së saj dikush ka marrë mandate të qeverisë dhe ka ba investime miliardëshe”, ka thënë Peci.
I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a është Kosova projekt i përkohshëm apo i përhershëm, Peci ka thënë se Kosova është projekt i përhershëm dhe fitorja më e madhja e kombit shqiptar.