Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot me fillim në ora 11:00 do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin e saj vjetor.
Por, jo të gjithë deputetët do të jenë prezentë.
Njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar një parti do ta bojkotojë fjalimin e saj.
Bëhet fjalë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie Pal Lekaj.
“AAK nuk do të merr pjesë në seancë gjatë adresimit të Presidentes”, ka thënë Lekaj.
Vitin e kaluar edhe Partia Demokratike e Kosovës kishte bojkotuar fjalimin e presidentes Osmani.