Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku presidentja Vjosa Osmani do t’u adresohet deputetëve me fjalimin e saj vjetor.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancë.
“Deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.” – deklaroi ajo.
Ndryshe, edhe AAK-ja do ta bojkotojë fjalmin e presidentes.