Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për dy personat e dyshuar për përdhunimin e 23-vjeçares me probleme të shëndetit mendor.
Sipas mediave në Kosovë, njëri nga dy të moshuarit e arrestuar për ngjarjen është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.
Gjykata e mori këtë vendim mbi arsyetimin e dhënë nga Prokuroria, e cila ka konsideruar që ekziston rreziku i ikjes së tyre duke pasur parasysh që vepra penale për të cilën ata dyshohen është e sanksionueshme me burgim prej 5 deri në 15 vjet burgim.
Vajza dyshohet se shkoi me autobus nga Shqipëria në drejtim të Kosovës dhe u abuzua seksualisht në ambientet e një moteli.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku kanë sekuestruar dhe një autoveturë.
Vajza ishte raportuar e zhdukur nga familja, kur ajo u gjetë në Pejë dhe iu nënshtrua ekzaminimive, ku u konstatua dhe abuzimi seksual.