Vjosa Osmani komenton bojkotin e PDK-së dhe AAK-së

Aktuale

Vjosa Osmani komenton bojkotin e PDK-së dhe AAK-së

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:47
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së.

Ajo tha se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale.

“As ata vetë nuk besojnë në ato gjera që i kanë shkru, kështu që besoj që të gjithë janë të bindur që jo vetëm që e kam kryer detyrën kushtetuese në përputhje me parimin e unitetit qytetar. Por edhe kam arritur që t’i riparojë shumë prej dëmve të cilat i kanë bërë kundërshtarët e Kosovës. Është fatkeqësi që nuk e tejkalojnë vetën në këtë drejtim, por megjithatë siç ju kam thënë gjithënjë dera ime si presidente është e hapur për të bashkëpunuar për çështjet e interesit qytetar dhe nacional.

Kosova ka tepër shumë sfida që unë tash të lëshohem për dallimet që i kemi mes vete. Jam e bindur se ato janë dallime të cilat tejkalohen. Duhet të ulemi e të bisedojmë si ta mbrojmë Kosovën. Unë nuk kam nevojë ta mbrojë vetën, sepse është puna ajo që flet”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat