Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në postimin e saj në “Facebook” tha se pas adresimit të Presidentes, Vjosa Omasni Sadriu para deputeteve të republikës se Kosovës, moment festiv.
Presidentja Vjosa Osmani e ka nisur fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës me sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.
Osmani ka thënë se atë ditë, Kosova u përballë me situatën më të rrezikshme nga pavarësia e saj.
"Moment festiv pas adresimit të Presidentes, Vjosa Osmani Sadriu para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës", shkruan Kusari.