Kurti: Si një nga shtetet më pro BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet pa vonesë statusi i kandidatit

Aktuale

Kurti: Si një nga shtetet më pro BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet pa vonesë statusi i kandidatit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 14:54
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një reagimi në platformën `X` ka thënë se Kosovës si një nga shtetet më demokratike duhet t`i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE pa vonesë.

Ai me këtë rast ka uruar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Ukrainën dhe Andorrën.

“Një moment historik votimi i Këshillit të BE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Andorrën.

WB6-është mënyra më e mirë për të forcuar paqen dhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE në rajon, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat