Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sonte Artan Abazin për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me mandat pesëvjeçar.
Abazi mori gjithsej 44 vota ndërsa kundërkandidati i tij Ilir Rashkaj mori 14 vota.
Të pranishëm në sallë ishin 62 deputetë, ku katër fletëvotime ishin të pavlefshme.
Kuvendi po vazhdon punimet me pikën e rendit të ditës të leximit të dytë të Fondit Sovran.