Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar për të riun që u vra dje në Gjilan, Armend Behluli.
Ai ka shkruar se është i tronditur për rastin.
Hyseni u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Thellësisht i tronditur me rastin e fundit në fshatin Miresh, ku si pasojë mbeti i vdekur i riu nga Gjilani, Armend Behluli. Në këto momente të rënda për familjen Behluli, jemi të gjithë me ta. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerit, miqtë e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe urojmë që raste të tilla mos të përsëriten kurrë më!”