Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ju ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dalje masive për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se vota e shqiptarëve sot është zëri i tyre nesër.
"Të nderuar vëllezër dhe motra të Luginës, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës që të keni përfaqësim! Vota e juaj sot, është zëri i juaj nesër", shkruan Haradinaj.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në këto zgjedhje po marrin pjesë me dy lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar”.