“Serbia duhet të ndahet”, Sinani: T’i hiqen territoret e dhëna artificialisht

Aktuale

“Serbia duhet të ndahet”, Sinani: T’i hiqen territoret e dhëna artificialisht

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:12
Pedagogu Arsim Sinani

Serbia mban sot zgjedhjet përgjithshme, të pestat në një dekadë, me opozitën që po sfidon dominimin e presidentit populist Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij, në një kohë tensionesh politike e sociale të lidhura me drejtimin e vendit.

Pedagogu Arsim Sinani tha në një intervistë për Euronews Albania se Vuçiç është nga autokratë e Ballkanit të cilin perëndimi nuk duhet ta tolerojë më pasi është një rrezik për rajonin.

Sipas tij Serbia duhet të ballafaqohet së pari me të kaluarën e vet të errët të rrëmbimit të territoreve.

“Perëndimi duhet të mendojë për një izolim të Serbisë për ta pastruar, pasi lejimi të marrë pjesë në forume ndërkombëtare nuk i bën mirë Ballkanit Perëndimor. Ky perëndim ka probleme me moralin. Serbia duhet të ndahet dhe t’i hiqen pjesët që janë vendosur artificialisht nëse duam të kemi një Serbi normale. Nëse Serbia vijon të tolerohet, do vazhdojmë të kemi një Serbi agresive, pasi vazhdimisht kur bën gabime nuk ndëshkohet”, tha Sinani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat