Gazetarja e njohur rrëfen për vizitën te familja e Liridonës, kështu nisën dyshimet tek Naim Murseli

Aktuale

Gazetarja e njohur rrëfen për vizitën te familja e Liridonës, kështu nisën dyshimet tek Naim Murseli

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:12
Shaban Murseli

Gazetarja Evis Ahmeti ka dhënë detaje në lidhje  me vrasjen e Liridona Ademajt dhe qëndrimet që kanë mbajtur familjarët e kësaj të fundit dhe bashkëshortit të saj, i dyshuar si autor i vrasjes Naim Murseli.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania ajo theksoi se ka shkuar në familjen e Ademajt, ku të afërmit kanë treguar se çifti kishte një marrëdhënie të mirë dhe ishin të habitur se si kishte ndodhur ngjarja.

Përsa i përket babait të Naimit, Shaban Murseli, ky i fundit kishte udhëtuar 35 orë për të marrë pjesë në varrim, ndërsa shtoi se familja e Ademajt kanë ikur nga shtëpia e Murselit sapo kanë marrë vesh se Naim Murseli është arrestuar.

“Në varrim nuk kam qëndruar. Pas varrimit shkova sërish te familja Ademaj. Jam futur fillimisht te dhoma e burrave, më pas te ajo e grave të kuptoj pak më shumë. Ata ishin të ta ishin të çuditur, flisnin për një marrëdhënie të lumtur mes Liridonës dhe Naimit. E kishin ndjekur intervistën time me Shabanin, dy orë para varrimit. Kishte udhëtuar 35 orë, kishte ardhur në 7:30. Familja e Liridonës e kishin kuptuar Naim Murselin nga qëndrimi që kishte  mbajtur në varrim”-tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat