“Pse ndryshoi qëndrim babai i Naimit pas takimit në burg me të birin” - flet eksperti

Aktuale

“Pse ndryshoi qëndrim babai i Naimit pas takimit në burg me të birin” - flet eksperti

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:25
Eksperti Bedri Elezi

Eksperti Bedri Elezi tha se e habit ndryshimi i deklaratave të Shaban Murselit, babait të Naim Murselit, i dyshuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ngjarje e ndodhur më 29 nëntor në Prishtinë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, tha se Shaban Murseli ndryshoi deklaratat pasi u takua me të birin në burg.

Më tej Elezi theksoi se Liridona Ademaj mund të ketë qenë dëshmitare e rëndësishme, pasi në këtë mes mund të jetë dhe një grua shqiptare që ende nuk është gjetur nga autoritetet suedeze.

“Më ka bërë shumë përshtypje deklarata e babait të Naim Murselit që fillimisht bëri vetëgjyqësi duke thënë se do e kishte vrarë me dorën e vet dhe pas vizitës që bëri me të birin tha se ndoshta Naimi mund të ketë qenë i kërcënuar apo vepra mund të jetë kryer nga persona të tjerë.

Në deklaratën e parë Shaban Murseli kishte thënë se ka pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme më Liridonën dhe se e ndjera mund të dinte ndonjë sekret. Më pas në deklaratën e dytë, pas vizitës më shumë e forcoi më shumë informacionin duke thënë se e ndjera mund të ishte ndonjë dëshmitare e rëndësishme, siç dyshohet që mund të jetë dhe ndonjë grua tjetër shqiptare, me shtetësi suedeze e cila është zhdukur dhe autoritetet suedeze nuk kanë informacion për të”-tha ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat