Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Rezervat

Aktuale

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Rezervat

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, kjo pas mospjesëmarrjes së deputetëve të VV-së.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, tha se deputetë e VV-së nuk po marrin pjesë në mbledhje që ta pengojnë punën e këtij Komisioni.

Sipas tij, e mungesa e deputetëve të VV-së në Komision po krijon dyshime që pretendimet për keqpërdorime të jenë fakte.

“Po e shini që prapë mungojnë deputetët e partisë në pushtet që siç duket kanë marr obligim që ta bojkotojnë këtë komision. Mos ardhja e tyre është vetëm pengim i punës së këtij Komisioni”.

“Sot kemi pasur dy pika të rëndësishme pa të cilat ky komision nuk mund të funksionoj. Prapë puna e Komisionit po pamundësohet për shkak të deputetëve të VV të gjithë atyre që kanë thirru për drejtësi”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat