Ambasada Gjermane e lëshon vizën e fundit turistike, Rohde: E mbajta fjalën

Aktuale

Ambasada Gjermane e lëshon vizën e fundit turistike, Rohde: E mbajta fjalën

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 11:20
Foto nga vendngjarja

Ambasada e Gjermanisë e ka lëshuar sot vizën e fundit turistike.

Bujar Rrustemi ishte qytetari të cilit ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ia dorëzoi personalisht pasaportën me vizë, i cili u shpreh i lumtur.

“Është viza e fundit e rregullt”, tha Rohde. “Është dashur të ndodhë shumë vite më parë”, tha ai duke folur për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Rohde kujtoi se kishte deklaruar se do të jetë ambasadori i fundit në Kosovës që do të merret me liberalizimin e vizave dhe tha se e ka mbajtur fjalën.

Rohde tha se do tuan t’i shohin kosovarët “të udhëtojnë ta shijojnë Gjermaninë apo shtetet tjera të Europës”.

Ai kujtoi se vitin e ardhshëm Kampionati Europian i futbollit do të mbahet në Gjermani dhe se “shumë kosovarë do të kenë mundësi ta shohin këtë ngjarje”.

“Për këtë jam i lumtur”, tha ambasadori.

Për viza pune, për studime dhe të tjera, procedurat per t’u pajisur me vizë mbesin të njëjta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat