Gëzim Çela, i cili njihet si “baroni i drogës” në Shqipëri, është arrestuar disa ditë më parë në Kosovë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.
Burimet bëjnë me dije se Çela kishte nënshtetësinë dhe dokumenetet e Republikës së Kosovës të cilat i ka marrë në Komunën e Obiliqit.
Në letërjoftimin e siguruar nga media shihet se Çela kishte ndryshuar emrin në Bekim Bajraktari.
Çela akuzohet për trafik droge dhe ishte shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrpusionit (SPAK) në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.
Narkotrafikanti kishte gjetur strehim në Kosovë ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi te vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.