Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se si regjimenti i Operacioneve Speciale dhe Regjimenti i tretë i Këmbësorisë së FSK-së përfunduan me shumë profesionalizëm stërvitjen #Fekeni23.
“Kjo stërvitje intensive tregoi aftësitë e shkëlqyera të koordinimit të trupave, në zbatim me procedurat standarde të NATO-s në një mjedis operacional të përbashkët”.
“Së bashku, më të fortë për Shqipërinë dhe Kosovën”, ka thënë Peleshi.
Kujtojmë, se nuk është hera e parë që FASh-i dhe FSK-ja kryen stërvitje së bashku.