Kryeziu për Asociacionin: Kurti është dashur të bëj një draftstatut, të dal në ofensivë diplomatike

Aktuale

Kryeziu për Asociacionin: Kurti është dashur të bëj një draftstatut, të dal në ofensivë diplomatike

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:15
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ritheksuar se kryeministri, Albin Kurti, është dashur të bëj një draftstatut Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kështu, sipas tij, Kurti do të ishte në “në ofensivë diplomatike” dhe “pastaj shtizat shkojnë të Vuçiqi”.

Sipas Kryeziut, partitë politike nuk duhet të jenë të lumtura me draftstatutin – evropian – e Asociacionit.

“Unë kam thënë që duhet ta bëj një draft kryeministri dhe të dal në ofensivë diplomatike. Pastaj shtizat shkojnë të Vuçiq. S’kemi pasur çare pa e bërë, në kuptim popullore po e them. S’kemi pas qare pa ardh deri këtu. Pasi kur bashkësia ndërkombëtare merr vendime ato janë të zbatueshme, munden me u vonu por janë të zbatueshme. Tash kjo duhet me u zbatu dhe partitë politike duhet të japin mendim e tyre. Dhe shpresoj dhe besoj që partitë politike nuk janë të lumtura me draftstatut, as ne si shqiptarë nuk jemi. Por është diçka e domosdoshme, është një diskriminim pozitiv.

S’kemi qenë të lumtur as me disa veprime të mëhershme, por këto janë konturat që shteti i jonë të shkojë përpara dhe të hyjë në mekanizmat e tjerë. Ne e dimë që shteti i jonë sot është bukur shumë i i izoluar, në kuptim që nuk jemi të  integruar në INTERPOL, nuk jemi OSBE… Asociacioni duhet me kontrollu, kontrollin politik, admisnitravi, politike e kështu më radhë”, ka thënë Kryeziu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat