Bilall Sherifi nga NISMA ka reaguar pas akuzave të VV-së, se opozita po e shfrytëzon Gjykatën Kushteutese për t’i bllokuar propozimet e tyre dhe “për ta mbrojtur shtetin e kapur”.
Sherifi ka shkruar se VV e konsideron të kapur Gjykatën Kushtetuese në njërën anë, e në anën tjetër kërkon shpëtim kur bëhet fjalë për draft-statutin e Asociacionit.
“Kur Gjykata Kushtetuese ia rrëzon qeverisë së VV-së ligjet që shkelin Kushtetutën ajo e shpallë atë të kapur nga opozita.
Ndërsa, kur është në pytje Draft-Statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e ka pranuar dhe po vrapon pas Vuçiqit që edhe ai ta nënshkruaj, ajo kërkon shpëtim nga po ajo Gjykatë të cilën e konsideron të kapur nga opozita!”, ka shkruar Sherifi.