Haliti pas akuzave të VV-së ndaj opozitës: Sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese është banal dhe i panevojshëm

Aktuale

Haliti pas akuzave të VV-së ndaj opozitës: Sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese është banal dhe i panevojshëm

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:49
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetvendosje ndaj opozitës, se kjo e fundit po i dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese.

Haliti thotë se sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese është banal dhe i panevojshëm.

Sipas tij, pushteti po sillet sikur të ishte në opozitë, atje ku thotë se është e domosdoshme që Kushtetuta të amandamentohet, kur kemi të bëjmë me disa çështje që kemi të bëjmë me mandatet e deputetëve.

“Është e natyrshme që pozita e opozita ta akuzojnë njëra-tjetrën. Por pozita po sillet sikur të ishte në opozitë, në këtë rast sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese më duket banal dhe i panevojshëm. Mendoj që kjo meriton një debat shterrues në Kuvend me qëllim që të sqarohet opinioni për çfarë po bëhet fjalë. Është e domosdoshme që Kushtetuta të amandamentohet, me theks të veçantë kur kemi të bëjmë me disa çështje që kemi të bëjmë me mandatet e deputetëve”, tha Haliti.

Deputeti vlerëson se nëse ligjet e miratuara nga Kuvendi janë në kundërshtim më dokumentin themeltar të shtetit, atëherë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese është i domosodshëm, dhe se vendimet e kësaj Gjykate duhet të zbatohen dhe se nuk janë të paprekshëm dhe të pakontrollueshëm.

“Nëse ligjet e miratuara nga Kuvendi janë në kundërshtim me dokumentin themeltar të shtetit, atëherë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese është i domosdoshëm. Vendimet e Gjykatës duhet të zbatohen, por ata nuk janë të paprekshëm dhe të pakontrollueshëm nëse vërtetë anojnë e nxierrin vendime me anime politike e jo të bazuara në Kushtetutë”, shtoi Haliti.

Ai thotë se nuk duhet lejuar që Gjykata Kushtetuese të shndërrohet në shkallën e katërt të sistemit të drejtësisë, ku thotë se Gjykata ka obligim që t’i shqyrtojë ankimimet e palëve nëse bëhet fajlë për shkelje kushteuese.

“Një çështje që do të duhej që neve nuk duhet ta lejojmë të ndodhë, Gjykata kushtetuese duke qenë ligji themeltar i shtetit nuk duhet shndërrohet në shkallën e katërt të sistemit të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese ka obligim t’i shqyrtojë ankimimet e palëve nëse bëhet fjalë për shkeljet kushtetuese. Ankesat e opozitës lidhur me mbivotimin e ligjeve që deputetët e opozites konstatojnë që janë miratuar me mbivotim dhe se janë në kundërshtim me Kushtetutën, patjetër që Gjykata ka obligim t’i shqyrtojë e të nxjerr vendimin përkatës që ajo konstaton”, u shpreh ai.

Deputeti Haliti thotë se beson në paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, pasi që ajo është një institucion i besueshëm.

“Unë besoj në paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese. Ajo është institucion i besueshëm dhe vetë fakti që neve po ja besojmë shqyrtimin e Statutit për Asociacionin, besoj që nuk duhet të dyshojmë që anon lidhur me kontestimet që palët, në këtë rast opozita konteston miratimin e ligjeve e aq më keq kur neve paragjykojmë vendimet e Gjykates Kushtetuese”, përfundoi Haliti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat