Sonte u publikua një lajm në media se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrituar aktakuzë ndaj Faton Klinkut – ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, për dhunë në familje, saktësisht ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.
Rasti raportohet të kishte ndodhur në vitin 2022.
Pas këtij lajmi Klinaku në një prononcim tha nuk ka ndonjë problem me familjen e tij.
“Leni këto lajme se shumë mirë jam me familje te shpija, kurrëfar problemi s’kam. Kaloni mirë”, tha Klinaku.