Haradinaj: Aleanca është e gatshme për zgjedhje

Aktuale

Haradinaj: Aleanca është e gatshme për zgjedhje

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 00:37
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që e drejton është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato mund të ndodhin.

Përmes një statusi në Fcaebook, Haradinaj ka shkruar se AAK mbetet e përkushtuar që të mbroj gjithçka është arritur në Kosovë, e të cilat sipas tij sot janë të rrezikuara nga mentaliteti i tanishëm politik.

“Aleanca në Gjilan është më e fuqishme se kurdo herë më parë. Kuadro të shumta i janë bashkuar degës në rrugëtimin tonë politik dhe kjo na jep garanci se Aleanca në Gjilan do ta ketë pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme lokale, sikurse do të jetë e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Aleanca është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato mund të ndodhin. Mbetemi të vendosur në mbrojtje të të arriturave që Kosova ka shënuar gjatë rrugëtimit të saj e që sot janë të rrezikuara nga mentaliteti i tanishëm politik që qeverisë me vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat