Biserko: Në dialog ishte gjithmonë Kosova që funksionoi, jo Serbia - do të ketë një zgjidhje pozitive

Aktuale

Biserko: Në dialog ishte gjithmonë Kosova që funksionoi, jo Serbia - do të ketë një zgjidhje pozitive

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 08:09
Sonja Biserko

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Biserko është shprehur se gjatë këtij procesi, ka qenë Kosova ajo e cila gjithmonë ka funksionuar dhe jo Serbia.

Sipas saj, ekziston qasja e ashpër ndaj një aktori më të dobët, por ajo thotë se kjo mund të ndryshojë.

“Në këtë proces të dialogut, ishte gjithmonë Kosova, e cila funksionoi, jo Serbia, pavarësisht gjithë konfliktit që ka krijuar disa muaj më parë në Banjskë. Gjithmonë ekziston kjo qasje e ashpër ndaj një aktori më të dobët do të thosha posaçërisht në dialogun e Kosovës me Serbinë. Kjo mund të ndryshojë. Më duhet të them me gjithë këto tendenca negative dhe trendet unë jam ende optimiste, sepse ndryshe e gjithë puna që bëjmë të gjithë do të ishte disi e kotë. Kështu që unë ende shpresoj se do të ketë një zgjidhje pozitive për Kosovën dhe gjithë rajonin”, ka thënë Biserko për RTV21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat