Hoxha: Nga 1 prilli nisi plani për parandalimin e garave ilgale, u parandaluan 50 të tilla

Aktuale

Hoxha: Nga 1 prilli nisi plani për parandalimin e garave ilgale, u parandaluan 50 të tilla

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 10:57
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nga 1 prilli ka nisur zbatimi i planit operativ “Parandalimi i garave të shpejtësisë me automjete”.

Sipas tij, që atëherë janë shqiptuar 193 gjoba për pjesëmarrësit, 10 automjete janë konfiskuar edhe janë parandaluar 50 gara ilegale në të gjitha rajonet”.

“Këto janë masat që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e garave.

Njësia e kontrollit të autostradave ka hartuar planin operativ “Parandalimi i garave të shpejtësisë me automjete”, i cili ka filluar të zbatohet me më 1 prill.

Në kuadër të këtij plani Njësia e kontrollit të autostradave dhe  drejtoritë rajonale të Policisë kanë shqiptuar 193 gjoba për pjesëmarrës në këto gara, ka konfiskuar 10 automjete dhe ka  parandaluar rreth 50 gara ilegale në të gjitha rajonet e Kosovës”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat