Paralajmëron Sadri Ramabaja: Kosova është në gjendje lufte, kur mund të nisë konflikti

Aktuale

Paralajmëron Sadri Ramabaja: Kosova është në gjendje lufte, kur mund të nisë konflikti

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:03
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja tha se sipas tij mund të ketë sërish konflikte në Kosovë në gjysmën e dytë të janarit.

Ai u shpreh se që prej 24 shtatorit Kosova është në një gjendje lufte ndërsa shtoi se duket se provokimet nga ana e Serbisë nuk kanë për të mbaruar, sidomos për sa kohë nuk ka një përgjigje të ashpër nga perëndimi.

“Gjithsesi udhëheqësit e Perëndimit e kanë kuptuar qartë se Kosova që prej 24 shtatorit është në gjendje lufte. Rikthimi i aksioneve ushtarake të të njëjtës natyrë, ndoshta edhe pak më masive është i mundur.

Unë pres që diçka e tillë të ndodhë pas Kërshëndellave ortodokse në pjesën e dytë të janarit, nëse nuk do të kemi një përgjigje më të ashpër nga perëndimi.

Nëse të kujtohet, në konferencën e shtypit, pas vizitës së Stoltenbergut në Beograd, Vuçiç gati hapur u shpreh se ata janë zot të dërgimit të ushtrisë kudo që duan. Në logjikën e luftës që dominon në Serbi, duket se provokime të asaj natyre do kemi çdo herë”, tha analisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat