2023-ta ishte vit goxha i suksesshëm për policinë e Kosovës.
Organet e rendit arritën ta shtrijnë autoritetin e tyre në veri duke zhvilluar aksione për luftimin e krimit të organizuar.
Gazetar i klanit Besnik Tahiri, tha se në veri është mbyllur një laborator i madh i drogës që rrënjet i ka në Serbi.
“”Jovanjica” që vitin e kaluar është zbuluar në Serbi, do të thotë është recepti i njëjtë dhe po dyshohet se njerëzit e njëjtë të cilët kanë punuar me kultivimin në Jovanjicë, kanë operuar po ashtu edhe në veri të Kosovës”, tha Tahiri në Rubikon.
“Tash hetuesia e Kosovës është duke kryer punën e vet. Në Serbi, Vuçiqi me pushtetin e tij enorm, i ka bllokuar hetimet. Mirëpo, tani hetuesia kosovare dhe ajo ndërkombëtare ka gjetur lidhje, se kultivimi i marihuanës dhe drogave tjera sintetike, është i njëjti recept me Jovanjicën”, theksoi ai.