Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka quajtur shefen e tij të grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lilën si “kujdestare të klasës”.
Këtë Basha e ka thënë në një storie në Facebook, teksa ka postuar fotografi me Kusari-Lilën dhe disa persona të tjerë.
Epiteti i Bashës për Kusari-Lilën vjen pasi deputeti tjetër i LVV-së, Artan Abrashi e kishte quajtur kryeministrin Kurti si “babadimër”, pas vendimit për dhënien e 100 euro për fëmijet dhe pensionistët.

E për këtë epitet të Kurtit kishte mjaft shumë reagime në skenën politike.