Nika: Nga njohja e ndërsjellët kemi ardhur në atë de-facto, as këtë Serbia s’po e zbaton

Aktuale

Nika: Nga njohja e ndërsjellët kemi ardhur në atë de-facto, as këtë Serbia s’po e zbaton

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 00:25
Bernard Nikaj

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, tha se Serbia në këto momente, nuk po e zbaton më as njohjen defacto.

Po ashtu, Nikaj përmendi edhe letrën e dërguar nga ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden, në adresë të Vuçiqit për të kërkuar njohjen e Kosovës, teksa tha që këta të fundit patën kërkuar njohje të ndërsjellë, por që marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, flet për njohje defacto.

“Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, flet për njohje defacto, jo njohje de jure. T’i kujtojmë letrat e presidentit Trump dhe Biden, duke dërguar letra për dialogun Kosovë-Serbi, teksa kanë kërkuar nga palët arritjen e një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse, ose njohje të ndërsjellë. Pastaj, nga një njohje e ndërsjellë, kemi shkuar tek një njohje defacto dhe Serbia në këtë moment, as këtë njohjen defacto nuk po e zbaton”, deklaroi Nikaj.

I pyetur se a është procesi i dialogut aktualisht në një status quo të re, Nikaj tha se përveç kësaj, dialogu ka degraduar që një periudhë të stërzgjatur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat