Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ka rrëfyer për përballjen që kanë pasur në Beograd me kriminelin i cili i kishte vrarë familjen.
Ajo tha se ka ndodhur në vitin 2003 dhe gjykimi i parë ishte ai i familjes së saj.
Bogujevci rrëfen se personi që kishte kryer krimin e kishin përballë dhe i është dashur të dëgjojë me orë të tëra rrëfimin e tyre.
“Për herë të parë kemi dëshmu në Beograd në 2003. Gjykimi i parë për raste të Kosovës ka qenë i joni në 2003. Kemi udhëtu prej Anglisë deri në Beograd, ka qenë ndjenjë e keqe, pasi kemi qenë me shumicën e udhëtarëve serbë”.
“Ishim duke dëshmi, personi që e kish kry krimin ish përballë neve edhe nuk mujke me bo kurgjo. U dufke me dëgju komplet rrëfimin tonë për orë të tëra të krimeve që e kanë bërë.
“”Ndjenja ka qenë e përzime, ka qenë pak ndjenje frike se nuk jemi ni të sigurtë por ka qenë e rëndësishme me bë një diçka të tillë. Ka qenë opsioni i vetëm që të shkojmë, por edhe ka qenë edhe njëfarë ndjenje e forcës”, tha Bogujevci.