Nikaj thotë se sa më shpejtë që mbahen zgjedhjet është më mirë

Aktuale

Nikaj thotë se sa më shpejtë që mbahen zgjedhjet është më mirë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 00:41
Bernard Nikaj

Partia Demokratike është e gatshme për zgjedhje të reja nacionale kur do që ato mbahet.

Këtë e ka thënë Bernard Nikaj, anëtarë i kryesisë së kësaj partie.

Ai tha që sa më herët që shkohet në zgjedhje është më mirë për qytetarët.

“Në vitin 2024 futemi në një vit zgjedhor, kur do të ndodhin në fillim, mes apo në fund të vitit. Jemi plotësisht të gatshme për një proces zgjedhor dhe unë mendoj që sa më shpejt të shkohet në zgjedhje aq më mirë”, ka thënë Nikaj.

Ai ka thënë se është e nevojshme që partitë t’i kthehen vendimit të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat