Kurti e njofton komunitetin turk në Prizren për liberalizimin: E fituam me shumë vështirësi

Aktuale

Kurti e njofton komunitetin turk në Prizren për liberalizimin: E fituam me shumë vështirësi

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:26
Albin Kurti

Liberalizimi i vizave ishte temë diskutimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe komunitetit turk që jetojnë në Kosovë, të cilët shefi i ekzekutivit i njoftoi për procedurat e lëvizjes drejt zonës Shengen.

Në kuadër të fushatës për vetëdijesimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave, Kurti tha se ky proces është fituar me vështirësi.

“Nga sot vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga janari i vitit 2024, dhe ushtrimit të lëvizjes drejt zonës Shengen. Për një shtet që çdo i treti qytetar e ka në mërgatë, liberalizimi i vizave është më shumë se liri e lëvizjes. Përtej përfitimeve për studentë dhe biznese e sportistët të cilët do të hapin mundësinë e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes, liberalizimi i vizave ka synim kryesor që është mundësia e gjyshërve për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të mbesave dhe nipërve”.

“Për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen, ju duhet të keni pasaportë biometrike. Duhet të ofroni se ku do qëndroni si dhe dëshmi të mjaftueshme financiare dhe biletë kthyese. Liberalizimi është një e drejtë që e kemi fituar me shumë vështirësi”, theksoi tutje Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat