Forumi Kombëtar Serb (FKS) përmes një kumtese ka theksuar se Lista “Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet” ka “përjetuar debakël në Kosovë”, pasi serbët e Kosovës e kanë injoruar Vuçiqin dhe kërcënimet e tij dhe porositën se SNS nuk ka legjitimitet, transmeton “Bota Sot”.
Nga numri pre 94 mijë e 161 serb sa janë në listat zgjedhore në zgjedhje kanë dal vetëm 23 mijë e 878 apo 25 për qind, e për Vuçiq votuan vetëm 17 mijë serb nga atje, kumtoi FKS.
Sipas radio Kim në territorin e Prishtinës, ku është koncentrimi më i madh i serbëve , Vuçiq ka pësuar debakël të plotë.
"Nga 10 mijë zgjedhës të regjistruar, të dielën kanë votuar vetëm 1 mijë e 965, prej tyre Vuçiqin e votuan vetëm 1 mijë e 337, që i bie vetëm 13 , 2 për qind", thanë në FKS.
Në Lipjan nga rreth 5 mijë votues, në zgjedhje dolën vetëm 1 mijë e 119, në Mitrovicë nga 15 mijë të regjistruar so votues, Lista e Vuçiq mori vetëm 1 mijë e 910 vota. Në Leposaviq nga 9 mijë e 734 votues, për Vuçiq votuan 2 mijë e 294, në Zveçan nga 5 mijë e 800 vetëm 962 vet votuan.
Kërcënimi kryesor i njerëzve fatkeq ishte koordinuar nga Kopaoniku nga ana e Radoiçiç
Në Zubin Potok nga 4 mijë e 389 votues, për Vuçiç votuan vetëm 1 mijë, në Fushë Kosovë dolën e votuan vetëm 448 persona, ndërsa nga mbi 5 mijë serb në Shterpcë vetëm 511.
Vuçiq ka pësuar humbje të madhe edhe në Novobërdë nga mbi 4 mijë votues vetëm rreth 500 votuan.
Sipas FKS të gjithë serbët që erdhën të votojnë në komunat përreth Kosovës u paguan nga SNS me nga 10 litra derivate.
"Në gishta mund të numërohen ata që dolën në zgjedhje sepse i besojnë politikës së Vuçiç, numri më i madh ë këtyre votuesve në fakt janë të kërcënuar edhe frikësuar, të detyruar sepse dikush nga anëtarët e familjes nëse nuk do dilnin në vota mund të humb punën. Kërcënimi kryesor i njerëzve fatkeq ishte koordinuar nga Kopaoniku nga ana e Radoiçiç” thanë në FKS.