Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se dështimet, parregullsitë e shkeljet kanë vetëm adresën e qeverisë ‘Kurti’.
“Sigurisht edhe mos miratimi i raportit të punës nga Bordi i Arben Vitisë për gjendjen në SHSKSUK s’kanë mujtë me tejkaluar gjithë ato shkelje, dështime e parregullsi. Kjo ka një adresë e cila dihet, është paaftësia e kësaj qeverie që 1000 ditë në qeveri”, përfundoi Zemaj.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në televizionin publik foli edhe për çmimin tavan të barnave.
Ai premtoi se Ligji për barna do të hyjë në fuqi në vitin e ardhshëm, ku sipas tij, ky ligj do ta rregullojë edhe tregun farmaceutik.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-ministri Armend Zemaj.
Ai thotë se ministri ka mashtruar.
Pasi sipas tij, Ligji për Çmimet e Produkteve Medicinale është dashur të jetë aktualisht i zbatueshëm.
Ai thotë se ende nuk është formuar as komisioni.
“Edhe për këtë paska mashtru, se veç është dashur të jetë i zbatueshëm Ligji për Çmimet e Produkteve Medicinale. Po as Komisioni akoma nuk është formuar”, deklaroi Zemaj.
Tash e një vit më parë Arben Vitia është riemëruar ministër i Shëndetësisë.
Ai ishte dorëhequr nga pozita e ministrit në tetor të vitit 2021 për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale ku garonte për të parin e Komunës së Prishtinës.