Ambasadori Dugolli në pritjen e organizuar nga Sekretari amerikan Blinken

Aktuale

Ambasadori Dugolli në pritjen e organizuar nga Sekretari amerikan Blinken

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 20:07
Pamje nga takimi

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Dugolli përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se ndjehet i lumtur që ka marr pjesë në pritjen e organizuar nga z.Blinken.

“Ardita dhe unë ishim të lumtur që u bashkuam me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe znj. Evan Ryan në një pritje festash.

I urojmë gjithë të mirat në vitin e ardhshëm mikpritësve tanë, ndërsa presim me padurim të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta drejt objektivave të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat