Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e fundvitit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e fundvitit nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kryesuar nga deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni.
Pjesëmarrës në këtë pritje ishin ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike që veprojnë në Kosovë si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Kryeministri pati mundësinë të bashkëbisedonte me pjesëmarrësit, duke ju uruar festat e fundvitit e bashkëpunim sa më të mbarë vitin e ardhshëm, me plot përkushtim e angazhim.