A do e mbështesë SHBA, Kosovën? Maqedonci: Ja çfarë më thanë në Washington

Aktuale

A do e mbështesë SHBA, Kosovën? Maqedonci: Ja çfarë më thanë në Washington

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:01
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tregoi se gjatë vizitës zyrtare në SHBA kishte marrë mbështetjen e DASH në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe më gjerë.

Maqedonci tha se ishte takuar me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili në emër të SHBA i kishte konfirmuar vijimin e mbështetjen në aspektin e sigurisë.

“Kemi pasur një vizitë të frytshme në SHBA, nga datat 13-18 kam qenë në vizitë zyrtare në SHBA ku kam takuar figura të larta politike, duke përfshirë takimin me sekretarin për Evropën dhe Euro-Azinë në DASH.

Kemi diskutuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejshëm, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai konfirmoi në emër të SHBA, mbështetjen e SHBA që do vijojë në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë dhe më gjerë”, tha ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat