Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan ka larguar kamerat ilegale në komunat me shumicë serbe në Komunën e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani.
“Po në bashkëpunim me prokurorinë i kemi larguar.
Ne e kemi zbatuar urdhërin”, tha ai.