Komandanti i KFOR-it viziton Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, njoftohet me armatimin e tyre

Aktuale

Komandanti i KFOR-it viziton Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, njoftohet me armatimin e tyre

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 22:01
Pamje nga takimi

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka vizituar sot Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku u njoh me armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e Karabinierëve.

Prezantimin e këtyre mjeteve ia bëri komandanti i MSU-së, Ruggiero Capodivento.

“Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, vizitoi Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, ku u prit nga komandanti i MSU-së, gjeneral brigade Ruggiero Capodivento. Gjatë vizitës, komandanti i KFOR-it u njoh me armatimin, pajisjet dhe kapacitetet e Karabinierëve. Ai përsëriti rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes së MSU-së për misionin”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se KFOR-i është i përkushtuar për zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat