Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka falënderuar “forcat brilante të armatosura” britanike përmes një videoje festive.
Në videon e postuar në X, Sunak tha se trupat britanike “na kanë bërë krenarë edhe një herë”.
Ai lavdëroi punën e tyre për të trajnuar trupat ukrainase, “duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Ukrainë” dhe “për ruajtjen e paqes në Kosovë”.
Kujtojmë, se kohën e fundit, shumë shtete evropiane kanë shtuar forcat në Kosovë, përfshi edhe Britaninë e Madhe.