Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka ngritur një paralele mes përpjekjeve të Serbisë për të fabrikuar sulme gjoja ndëretnike në Kosovë, dhe protestave në Beograd.
Kjo pasi siç shkruan ai në X, shërbimet sekrete serbe janë lëshuar në sajesa, duke përfshirë huliganët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kudo që autoritetet në Serbi kërcënohen nga monopoli i pushtetit/krimit, elementi i shërbimeve sekrete përfshihet me sajesa.
Si në Kosovë, kur përpiqen të fabrikojnë sulme “ndëretnike”, edhe në protestat e Beogradit, kanë përfshirë huliganët e Alexander Vuciqit!”, ka shkruar ai në X.