Rasti tragjik në bjeshkët e Junikut, Prokurori i Krimeve të Rënda del në vendin e ngjarjes

Aktuale

Rasti tragjik në bjeshkët e Junikut, Prokurori i Krimeve të Rënda del në vendin e ngjarjes

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 14:48
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bjeshkët e Junikut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe sipas informacioneve të para shkak dyshohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Krimeve të Rënda tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Edhe njësitë përkatëse të Policisë tashmë kanë intervenuar dhe akoma nuk dihen rrethanat e rastit.

Gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia, por akoma nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat