Analisti Nexhmedin Spahiu komentoi trazirat e fundit në Beograd ku qindra mbështetës të opozitës tentuan që të hynin në godinën e bashkisë së Beogradit, në shenjë proteste ndaj asaj që vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se ishin parregullsi të procesit të votimit, gjatë zgjedhjeve fundjavën e kaluar.
Spahiu u shpreh se jo çfarë pritet të ndodhë është që perëndimi ti zgjsë dorën Vuçiçit , sigurisht në këmbim të interesave të tij.
"Ka qenë një ide e vendeve perëdimore që duke forcuar Vuçiçin ata arrijnë që të bëjnë atë për vete dhe të fusin Serbinë në botën perëndimore.
Kjo u tregua se doli një strategji e gabuar dhe atëherë filluan të kundërtën që ta dobësojnë atë dhe natyrisht duke investuar në opozitë.
Duke sjellë pushtetin e tij në pick, në mënyrë që pastaj t'i afrojë në kalimin në anën tjetër të lumit.
Kjo është pikërisht ajo çfarë po ndodh.
Pushteti i tij është dobësuar më shumë në Beograd dhe ai fitoi duke bërë dhe manipulime sepse kjo nuk është një gjë që nuk ndodh në vende ku sundon një njeri i vetëm, dhe tani është pushteti i tij në pikëpyetje.
Pritet që perëndimi t'ja zgjasë dorën presidentit Vuçiç në këmbim të favoreve që do i kërkohen t’i bëjë ai perëndimit", tha ai.