Koordinatori i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas paralajmërimit që sonte do të publikohet një sondazh lidhur me punën e qeverisë Kurti dhe matjet për opozitën.
Rukiqi ka bërë me dije se shumë shpejt do të publikohen të dhëna nga ky subjekt politike për rrethat politike.
Derisa ka kritiku sondazhin duke e quajtur edhe të manipuluar.
Ky është reagimi i plotë:
Procedurë opererative standarde e popullistëve, kur i kanë punët keq, është propaganda me të gjitha mjetet.
Sondazhi i paralajmëruar për sonte, pjesë integrale e kësaj propagande, është manipulim i tabelave në Excel, me porosi të partisë në pushtet.
Së shpejti me të dhënat tona, jo me 900 anketa, të bëra me militantë të partisë në pushtet, por me 17,000 anketa, mostër rekorde për
rrethanat e Kosovës.