Zëdhënësi i AAK-së për sondazhet e publikuara: Mashtruesve i’u ka dalë afati, kot e kanë

Aktuale

Zëdhënësi i AAK-së për sondazhet e publikuara: Mashtruesve i’u ka dalë afati, kot e kanë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka reaguar për sondazhet e publikuar sonte në Debat Plus.

Xhemaili në reagimin e tij thotë se ‘sondazhet e porositura si ky i sotëm janë tentim për ta arsyetuar formimin e Asociacionit’ nga ana e partisë në pushtet.

“Albin Kurti dhe Vetëvendosje erdhën në pushtet duke i dhënë epitetin vetes si ‘qeveri e shpresës’, duke premtu zhvillim, por në fakt sollën vetëm dështim, varfëri e dobësim të shtetit. Sondazhet e porositura si ky i sotëm janë tentim për ta arsyetuar formimin e Asociacionit, sikurse paralajmërimet për luftë”.

“Mashtruesve i’u ka dalë afati. Kot e keni!”, ka shkruar Xhemaili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat