Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri ka thënë që Qeveria aktuale nuk po pyet askënd.
Sipas tij, pushteti po merr vendime fshehtë dhe veprime të paligjshme.
“Këta e kanë bërë një mënyrë të qeverisjes në mënyrë totalitare, po i duken që e kanë marr 100% pushtetin edhe nuk kanë nevojë me marr mendimin e opozitës e as askujt.
Një parti në pushtet janë bërë edhe nuk lind nevoja mu sqaru me opinionin dhe vendimet qysh po i marrin në mënyrë të fshehtë, bëjnë veprime të paligjshme por pastaj për numër të votave i mbulojnë me ndonjë vendim”, u shpreh ai.