Sundimi i gjatë otoman nuk la gjurmë gjenetike, Bojaxhi: Turqit e Prizrenit janë shqiptarë

Aktuale

Sundimi i gjatë otoman nuk la gjurmë gjenetike, Bojaxhi: Turqit e Prizrenit janë shqiptarë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:02
Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” ka folur në T7. Ky projekt lidhet me ADN-në e shqiptarëve.

Ndër të tjerash, Bojaxhi ka thënë se periudha osmane nuk ka lënë gjurmë gjentike te shqiptarët.

Madje ai ka thënë se “turqit e Prizrenit janë shqiptarë”, të njëjtën e thotë edhe për turqit e Maqedonisë së Veriut.

Më tutje, ai ka thënë se ka shqiptarë që janë turqizuar, por kjo nuk qëndron edhe gjenetikisht.

“Në Kosovë, ata që e mbajnë vetën për turq janë thjesht linjave shqiptare të zonave të fshatrave. Edhe në Maqedoni ata që ia mbajnë vetës linja turke, janë linja shqiptare. 80% janë linja shqiptare, 20% janë sllavë të turqizuar. Ka edhe shqiptarë që kanë marrë identitet turk, por është thjesht ndryshim kulturor”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat