Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se mori vendim për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë nga muaji i ardhshëm.
Analisti Sadri Ramabaja shprehet se kjo që ka bërë Serbia është një taktikë e saj për të futur në kurth Perëndimin.
Sipas tij Serbia kërkon që të zbus qëndrimin e një pjese të diplomacisë evropiane dhe se Beogradi ka nevojë që të zbusë qëndrimin e Perëndimit pas zgjedhjeve.
“Këto zgjedhje janë cilësuar si më të këqijat që janë zhvilluar ndonjëherë me Serbinë parlamentare. Ky qëndrim është një taktizim i jashtëzakonshëm, dhe Serbia është e njohur për taktizime të tilla. Në karremin e këtij taktizimi ra menjëherë Peter Stane, por pa theksuar se ka kaluar një vit e ca, gati dy që po vjen në pozicionin që do të duhet të ishte. Nuk duhet të kishte ndodhur fare ky teatër komik. Serbia është gjetur në pozicionin e aktit të kryer po natyrisht ka nevojë dhe për të zbutur njëlloj qëndrimi të një pjese të diplomacisë evropiane, duke e gjykuar si faktor stabilizues në Ballkan”, tha ai.