Zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit se është i gatshëm për të shkruar një draft për asociacionin.
Përmes një mesazhi në platformën X, Masrali deklaron se drafti i BE paraqet mënyrën moderne evropiane se si të trajtohet çështja e ndjeshme e pakicave.
“Siç e kemi thënë shumë herë më parë, projekt-statuti evropian, i cili i është paraqitur kryeministrit Kurti më 21 tetor nga emisari Lajçak dhe këshilltarët kryesorë diplomatikë të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit italian, së bashku me emisarin Escobar të SHBA-së, paraqet një mënyrë moderne evropiane se si të trajtohet çështja e ndjeshme e mbrojtjes së pakicave.
BE-ja dhe partnerët e saj besojnë se është mënyra më e mirë e mundshme për të adresuar ndjeshmëritë e të dyja palëve. Ne presim që të dyja palët të vazhdojnë diskutimet mbi bazën e këtij drafti. Kosova ka pasur mundësinë që në 10 vitet e fundit të paraqesë një propozim për ASM”, ka theksuar ajo.