“Vulin ishte në Banjskë natën e sulmit?”, Kurti: Me çfarë di, nuk është e vërtetë

Aktuale

“Vulin ishte në Banjskë natën e sulmit?”, Kurti: Me çfarë di, nuk është e vërtetë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 14:38 më 27.12.2023
Qeveria e Kosovës

“Informacionet që unë i kam, kjo s’është e vërtetë”, Kurti për prezencën e Vulinit në veri në ditën e sulmit terrorist në Banjskë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është përgjigjur në pyetjen e gazetares Kaltrina Zymberi, nga RTV Dukagjinit, e cila e ka pyetur Kurtin se a ka bërë qeveria ndonjë raport për sulmin e Banjskës dhe a ka qenë ndonjë zyrtarë i lartë shtetëror  i Serbisë ditën kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë.

Kurti e ka mohuar se prezencën e ish- shefit të BIA-së Aleksandar Vulinit në Kosovë ditë përpara se të ndodhte Banjska.

“Informacionet që unë i kam kjo s’është e vërtetë, por kushdo që ka ketë informacion le të publikojë e të na tregoj”, ka thënë Kurti.

Më tutje kryeministri Kurti është përgjigjur duke e thënë se ata si qeveri e kanë kryer obligimin e tyre pasi nuk kanë raport më të mirë se ai i konferencës së te shtunës për atë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, por sipas tij tani radhën e ka prokuroria që të ngritë aktakuzë për rastin në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

“Do të duhej që prokuroria e shtetit të bëj njoftim më të hollësishmes dhe të ngritë aktakuza. Unë e kam shprehur dhe të shtunë pakënaqësinë time me  informacionin e shumë  edhe e hetimet e vazhdueshme që janë bërë për vitin e kaluar që ishte viti i barrikadave dhe llogoreve paramilitare dhe për këtë vite që ishte i sulm i grupeve paramilitare”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka përfunduar duke thënë tani gjithçka është në duar e organeve të drejtësisë.

“Manovër e Beogradit”, Kurti: Vendimi ynë për targat, sapo ta vërtetojmë që Serbia po e zbaton vendimin pa pengesa

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do ta marrë vendimin për zbatimin e marrëveshjes për targat, sapo të vërtetohet se Serbia është duke e zbatuar vendimin e saj.

Ai ka thënë se vendimi i Beogradit për njohjen e tabelave RKS vjen pas më shumë se 10 vjet të moszbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, derisa ka thënë se edhe ky vendim është manipulues.

“Targat sivjet po përdoren për ta ulur presionin nga Perëndimi mbi Serbinë për zgjedhjet jodemokratik, për ta maskuar dështimin e tyre të 24 shtatorit. Është një manovër e radhës, jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për hir të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

“Qëndrimi ynë për targat ka qenë në parimin e reciprocitetit, të jetë parimor dhe konstruktiv. Vendimin tonë të barasvlershëm do ta marrim sapo që policia jonë kufitare ta vërtetojë që Serbia po e zbaton pa pengesa vendimin e saj”.

Qeveria miraton një thes projektligjesh në mbledhjen e fundit para Vitit të Ri

Qeveria sot e mbajti mbledhjen e 180-të dhe të fundit të këtij viti.

Qeveritarët miratuan mbi 30 pika mes tyre edhe Projektligjin për Mbrojten e Konsumatorit, atë për Shtetësinë e Kosovës, për Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut e me radhë.

Më poshtë gjeni të gjitha projektligjet dhe propozimet e kërkesat e miratuara:

Propozim-vendimi për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja e 174-të dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet 175 dhe 176 elektronike/ korresponduese të Qeverisë së Kosovës.

Shqyrtimi i Planit Kombëtar për Zhvillim 2024-2026

Miratua Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, ai për Këshillin e Sigurisë, për Ratifikimin e Amendamentimit numër 3 të Marrëveshjes Financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale” ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Shqyrtimi I Projektligjit për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin për Kundërvajtje

Projektligji për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës

Projektligji për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave

Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit

Projektligji për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

Projektligji për Shtetësinë e Kosovës

Projekt-rregullorja për Procedurat e Punës në Tryezat Multidisiplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rastit

Projekt-udhëzimi Administrativ për Licencimin e Profesionistëve të Huaj Shëndetësorë

Drafti i Koncept-dokumentit për trajtimin e fushës së parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

Propozim-vendimi për themelimin e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në kuadër të Zyrës së Kryeministrit

Propozim-vendimi për emërimin e Grupit Koordinues Ndërministror kundër dhunës në familje, dhunën bdaj grave dhe dhunës në bazë gjinore

Kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e projektit “emërtimi i Qendrës Emergjente – QKUK” në pajtimin me nenin e dymbëdhjetë të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023

Kërkesa për pagesën e 12-të specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës nga data 1 nëntor deri më 31 dhjetor 2023.

Propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi I Projektit: Ndërtimi I Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë-Bresalls

Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Draft Raportit për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit për Legalizimin dhe Dorëzimin e Armëve, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive

Propozim-vendimi për miratimin e analizës së Raportit për Vlerësimin Ex-Post të Udhëzimit Administrativ për Listën e Treguesve për Identifikimin Zyrtar të Viktimave të Trafikimit me Njerëz

Kërkesa pe Ministrisë së Mbrojtjes për ndarjen e mjeteve buxhetore deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2023 për mbulimin e obligimeve kontraktuale

Drafti i Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024-2032

Drafti I Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre 2023-2027 dhe Planit të Veprimit

Drafti i Planit të Veprimit 2023-2025 bazuar në Strategjinë e Transportit Multimodal

Projekt Statuti i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës

Propozim-vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Italisë

Drafti për koncept-dokument për vendbanim dhe vendqëndrim

Drafti i planit të Reagimit Kombëtar

Projektligji për Faturat e Kulturave Bujqësore dhe fletëmagazinave

Kërkesa për ndarje të mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve për ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor 2023

Kërkesa për kursime dhe ndarje sipas tabelave të bashkëngjitura aneksin A Kursimet dhe aneksin B Ndarjet

Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës

Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës (Nr. 08/169)_ të datës 27 tetor 2023.

Propozim –vendimi për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 24/178 për ndarjen e mjeteve financiare për ofrimin e ndihmës financiare për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e datës 13 dhjetor 2023.

Të ndryshme

Miratohet projektligji për Shtetësinë, lehtësohen mënyrat për t’u bërë “kosovar”

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Xhelal Svecla, ky projektligj sjell efikasitet më të madh në  marrjen e nënshtetësisë kosovare.

Gjithashtu, për shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, që jetojnë në Kosovë do të jetë më e lehtë marrja e nënshtetësisë.

Kërkesa e BE’së, Kurti: Vendosim sapo ta vërtetojmë se Serbia po e zbaton vendimin e saj për targat RKS

Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi i Serbisë për të lejuar targat RKS në territorin e saj është një përpjekje për të ulur kritikat e Perëndimit për zgjedhjet e parregullta dhe refuzimin zyrtar për të mos e zbatuar Marrëveshjen Bazike me Kosovën.

Kurti tha se Kosova do ta bëjë të njëjtën pasi që policia kufitare e vërteton që Serbia po e zbaton këtë vendim të plotë.

“Vendimin tonë të barasvlefshëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore do ta marrim sapo që policia jonë kufitare do të dokumentojë dhe vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Kurti tha se targat u përdorën nga Serbia për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe tha se vendimi tash nuk u ndërmor për hir të normalizimit të marrëdhënieve, por për pushtetin aktual të Serbisë.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas kërkesës se BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme.

"Si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë pas parregullsive dhe mashtrimeve në zgjedhjet atje. Targat në Kosovë në shtator të vitit 2021 përdoreshin edhe për të kërcënuar Kosovën edhe përmes MIG+29 dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit nëpërmjet 16 barrikadave. Kurse në dhjetor sivjet, po përdorën për të ulur preisonin nga Perëndimi demokrati, BE dhe SHBA, mbi Serbinë për zgjedhjet jodemokratike dhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike që ka bërë letra e Bërnabiqit drejtuar Këshillit Europian më 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë. Kështu duhet të lexohet ky hap i Serbisë që më shumë se konstruktivitet dhe hap drejt normalizimit është një manovër e radhës jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për atë të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”.

Kurti mbledh ministrat e tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbledh sot kabinetin e tij qeveritar.

Mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 12:00.

Në rend dite janë gjithsej 39 pika për diskutim.

Pas mbledhjes, Kurti bashkë me zëvendësen e tij dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, do të mbajnë konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat